Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka reaguar ashpër duke i quajtur të pavërteta deklaratat e Petar Petkoviqit, drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) kundërshton ashpër deklaratat e pavërteta të Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim”, thuhet në reagimin e kësaj agjencie.
Sipas tyre, rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipoli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës.
“AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi”, thotë Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Sipas tyre, rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës.
“Deklaratat e tilla si kjo e Petar Petkoviqit janë të papranueshme sepse nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën. AKKVP mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj”.

Për këtë ka shkruar edhe drejtori i bordit të institutit Octopus, Agim Musliu që tha se Agjensia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nxjerri në shesh gënjeshtrat e Petar Petkoviqit.
“Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës nxjerri në shesh gënjeshtrat e Petar Petkoviqit, Nemanja Staroviqit dhe propagandën e portalit Kosovo-Online se kinse po bëhet padrejtësi ndaj familjes Janiçijeviq. AKKVP njofton me profesionalizëm se rasti është trajtuar qysh me 2005, ku vërtetohet pronësia e ligjshme e Ferki Shipolli. Propaganda e Serbisë do të demantohet në çdo rast!”, ka shkruar Musliu.
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj