Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ku dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën derisa po punonin në një objekt.
Njëri viktimë është Daut Bajraktari nga Jashanica ndërsa tjetri Hazir Jakupi ish ushtar i UÇK-së, vëllai i dëshmorit të luftës Fitim Jakupi.
LEXO EDHE:
E rëndë/ Dy punëtorë ndërtimtarie humbën jetën sot në Gjakovë
Kështu ka bërë të ditur ish-komandanti i UÇK-së, Sokol Bashota me anë të një postimi në Facebook.
“Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne. Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën”, ka shkruar Bashota.
Ai ka thënë se këto raste duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore.
“ Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës”, ka shkruar Bashota.
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji