Kosova U20 në basketboll për meshkuj është eliminuar në fazën çerekfinale të Kampionatit Evropian, Divizioni B, pasi është mposhtur nga Zvicra me rezultat 72:61.
Në një ndeshje kryesisht të baraspeshuar, “Dardanët” e rinj kanë zhvilluar një ndeshje duke luftuar për çdo top, por në fund nuk ia kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale.
Çereku i parë ka përfunduar 20:15 në të mirë të Zvicrës, ndërsa në të dytin Kosova ka reaguar fort, duke fituar me shifrat 20:23, për të shkuar në pushim me rezultat të ngushtë 40:38 për zviceranët.
Edhe në pjesën e tretë loja ka vazhduar e balancuar, por Zvicra ia ka arritur ta ruajë epërsinë minimale, 54:49.
Në çerekun e fundit, Kosova nuk ia ka arritur ta përmbysë rezultatin, duke u dorëzuar përfundimisht me shifrat 72:61.
Te Kosova janë dalluar Erolt Rrahmani me dymbëdhjetë pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Rron Dahsyla dhe Arlind Konjuhi kanë kontribuar secili me nga trembëdhjetë pikë.
“Dardanët” e rinj do ta vazhdojnë garën për vendet 5-8 dhe të shtunën do të përballen me Britaninë e Madhe./rtk
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...