Një aksident trafiku me përfshirje të pesë veturave ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Sllatinë, ku si pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti, ka konfirmuar për mediat se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitë relevante policore dhe ato emergjente ndodhen ende në vendin e ngjarjes.
“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga terreni, ju informojmë se me datën 18.07.2025, rreth orës 12:00, në drejtimin Prishtinë-Pejë, në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zingjiror ku janë përfshirë pesë vetura. Të gjitha njësitë relevante, përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani raportohet për pesë persona të lënduar, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedura të mëtejme”, deklaroi Mehmeti.
Ajo shtoi se njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin dhe po zhvillojnë procedurat e nevojshme hetimore./Arbresh.info
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...