Të enjten (sot), pak para orës 9 të mëngjesit, një i burgosur në Baden arriti të arratiset ndërsa ndodhej në një transport të të burgosurve. 23-vjeçari shqiptar mbante veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha, transmeton albinfo.ch. Ai ishte i prangosur kur u arratis.
Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm me qen policie, ai ende nuk është gjetur. Megjithatë, sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ai nuk konsiderohet kërcënim për popullatën, shkruan www.badenertagblatt.ch, transmeton albinfo.ch.
Annette Kielholz, zëdhënëse e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe të Punëve të Brendshme, thotë per gazetën: “Nuk mund të komentojmë mbi faktet specifike të çështjes për arsye privatësie. I arratisuri është dënuar tashmë në shkallën e parë, por vendimi nuk është bërë ende i formës së prerë”, pe¨rcjell albinfo.ch Ai iku kur ishte gati të transferohej në një burg tjetër të distriktit.
Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve. Kushdo që ka informacione relevante kërkohet të kontaktojë numrin e urgjencës së policisë 117.
Komandat Remi: Çdo derë që po hapim është një mesazh i qartë...
Kristian Prenga para duelit me Joshuan: Po stërvitem më fort...
Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...