Një 55-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Koplik.
Policia në Shqipëri njofton se Astrit Himaj duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mehaj” të Koplikut në Malësi të Madhe.
“Rreth orës 10:30, në lagjen “Mehaj”, shtetasi A. H., rreth 55 vjeç, duke punuar me sondë shpimi për hapjen e një pusi uji, aksidentalisht është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia./a2cnn
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...
Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mor...
Sulmoi fizikisht dy zyrtar policor, arrestohet një grua në P...