Një person ka humbur jetën si pasoj e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima po drejtonte një kamionet kur ka humbur kontrollin mbi të, shkruan Arbresh.info.
Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Dalja Prizren Jug / 14.07.2025 – 19:45. Është shkaktuar një vet-aksident trafiku ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e një kamionete ka humbur jetën drejtuesi i saj mashkull mashkull kosovar. Lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri i cili është dërguar në trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...