Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Takimi do të zhvillohet gjatë një darke pune të organizuar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Lajmi është konfirmuar për Arbresh.info nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu, i cili tha se ky takim zhvillohet në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatin kryesor ndërkombëtar të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Para mbërritjes në Kosovë, ndihmëssekretari Hanrahan ka vizituar Serbinë, ku është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas një njoftimi të Presidencës serbe, gjatë takimit janë diskutuar çështje globale, marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...
Dëmtohet dhe i vihet zjarri lokalit të mobilerisë në Prizren...