Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka theksuar disa nga ndryshimet konkrete të realizuara gjatë mandatit të tij, duke u ndalur në sektorë kyç si arsimi, shëndetësia, zhvillimi ekonomik dhe kultura.
“Në arsim kemi bërë digjitalizimin në shkolla, ndërsa në shëndetësi kemi funksionalizuar AMF-në në fshatin Gorancë, kemi rikthyer shërbimin e stomatologjisë dhe kemi siguruar barna esenciale në zonat me mungesa,” tha Ballazhi.

Ai gjithashtu shtoi se ambienti dhe turizmi kanë qenë prioritet në zhvillimin ekonomik të komunës, duke theksuar ndërtimin e katër parqeve publike.
Në fushën e kulturës, Ballazhi përmendi suksesin e edicionit të tretë të festivalit folklorik mbarëkombëtar me pjesëmarrje nga vendet e rajonit./Arbresh.info/
Nagavci dënon dhunën në shkollën “Pavarësia”: Asnjë rast nuk...
Bashkësia Islame e Kosovës mbështet marshin “Liria ka emër”
Forcohet zbatimi i strategjisë për armë të vogla, të lehta d...
Kurti: Nesër do t’i përgjigjemi obligimit për seancë konstit...
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj