Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Brendan Hanrahan, pritet të vizitojë Kosovën në kuadër të një turneu diplomatik në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe nga përfaqësues të partive opozitare.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani është takuar me Hanrahan disa ditë më parë në Washington, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara.
Përmes një postimi në platformën “X”, Hanrahan bëri të ditur se këtë javë do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.
“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar Hanrahan në X.
Presidentja Osmani, pas takimit me diplomatin amerikan në Washington, deklaroi se është riafirmuar përkushtimi për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...