Sot në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet një protestë paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.
Kjo protestë do të jetë e organizuar nga familja dhe miqtë e 27 vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq në rrethanat ende të paqarta në orët e para të 7 korrikut gjatë intervenimit të policisë për ta arrestuar atë.
Albani, vëllai i të ndjerit, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje në protestë, duke theksuar se kjo është një kërkesë qytetare për drejtësi dhe transparencë.
Sipas tij, institucionet kanë dështuar në detyrën më themelore, mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
“Le të jetë kjo hera e fundit që një qytetar humb jetën nga dështimi i atyre që duhet ta mbrojnë,” thuhet në njoftimin e familjes.
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...