Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka realizuar një aksion të gjerë inspektimi në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit, ky aksion është zhvilluar ndaj operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare në fushën e mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) si dhe në fushën e argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej 114 subjekte ekonomike, nga të cilat 67 janë qendra që ushtrojnë aktivitete të mirëmbajtjes trupore dhe 47 të tjera operojnë në fushën e argëtimit dhe rekreacionit.
“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut konform kompetencave të tyre ligjore, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike. Ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, janë shqiptuar 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...