Pilotët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin rifreskues me helikopter në Shkollën e Aviacionit Tokësor në Turqi.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë këtij trajnimi pilotët Afrim Zabeli, Atdhe Hasaniu dhe Krenar Voca zhvilluan dhe avancuan më tej aftësitë e tyre përmes fluturimeve praktike, duke përfshirë skenarë të ndryshëm të fluturimeve emergjente dhe taktike
“Republika e Turqisë në vazhdimësi ka dhënë kontributin e saj në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së në fusha të ndryshme, dhe me këtë raste mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve tona ajrore, përmes bashkëpunimeve të tilla, ne rrisim ndërveprueshmërinë me partnerët tanë dhe forcojmë themelet e një ushtrie moderne, të aftë dhe të përgatitur”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...