Një 44-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Dubai drejt Italisë, ku do të përballet me akuzat për udhëheqje të një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai është zbarkuar në aeroportin Fiumicino të Romës, nën shoqërimin e agjentëve të Interpol-it, pas një operacioni të koduar “Tornado”.
Ekstradimi u realizua falë një urdhri-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Breshias, në kuadër të hetimeve të Guardia di Finanza. Shqiptari dyshohet si një nga drejtuesit kryesorë të një grupi kriminal që merrej me trafikimin e narkotikëve. Pas ekstradimit, ai është dërguar në paraburgim në Breshia, ku do të ndeshet me drejtësinë italiane.
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...
Çfarë i duhet Juventusit për t’u kualifikuar në Ligën ...
Rriten çmimet e naftës pas paralajmërimit të Trumpit ndaj Ir...
Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgj...
Dy vajza të lënduara në aksident mes motorit elektrik dhe ve...