Tottenham ka arritur një marrëveshje me West Ham për të transferuar mesfushorin Mohammed Kudus për një shumë prej 55 milionë funtesh.
Reprezentuesi ganez tani pritet t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore përpara se të nënshkruajë një kontratë afatgjatë, sipas ekspertit të transfeimeve, Fabrizio Romano.
Kudus, i cili ka një klauzolë lirimi prej 85 milionë funtesh, iu bashkua West Hamit nga Ajax në vitin 2023 për 38 milionë funte.
Ai ka zhvilluar 65 paraqitje në Premier League me klubin, duke shënuar 13 gola dhe dhënë nëntë asistime.
Të paktën gjashtë klube të mëdha kanë treguar interes për Kudus javët e fundit, por 24-vjeçari i ka dhënë përparësi kalimit te Spurs.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...