Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 249-vjetorin e pavarësisë.
Në nderim të 4 korrikut, presidenti Begaj, përmes një postimi në platformën X ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.
“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, ka shkruar Begaj.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë, në vitin 1776, delegatët u mblodhën në Filadelfia dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media