Njësitet shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) kanë përfunduar sot vendosjen e tyre në Kosovë në mbështetje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.
KFOR-i njofton se ato kanë zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke.
“ORF rrit aftësitë operacionale dhe gatishmërinë e KFOR-it për çdo skenar të mundshëm. Rotacioni u mundëson trupave të mbeten të fokusuara dhe të trajnuara mirë, në mënyrë që të përmbushin mandatin e gjatë të KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, thuhet në njoftim.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, njofton KFOR./Arbresh.info
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...