Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Sipas aktakuzës, i dyshuari E.K ka tentuat ta privoj nga jeta viktimën I.B me datën 24.03.2025 në Prizren.
“I pandehuri E.K., me datë 24.03.2024, rreth orës 02:40, në rrugën ”Gazmend Zajmi” në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që rastësisht takohen me të dëmtuarin në një furrë buke në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, dhe aty si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të njëjtit shahen dhe fjalosen, e në momentin kur fillojnë të shtyhen fizikisht, ndërhynë për t’i ndarë dëshmitari V.L., (pronari i furrës) dhe i pandehuri i dytë B.H., me ç’rast arrijnë t’i ndajnë dhe t’i nxjerrin jashtë lokalit”, thuhet në aktakuzë.
“Më pas dy të pandehurit, largohen me automjetin e tyre, dhe nisen në drejtim të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku nga pas u vihet i dëmtuari I.B., me veturën e tij, e në udhëkryqin e rrugës, i dëmtuari u del përpara me veturë, në atë moment i pandehuri E.K., dhe i dëmtuari I.B., dalin nga automjetet, i pandehuri i pajisur me një mjet të mbrehtë – thikë, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit I.B. Dy të pandehurit hipin në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime,E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së”, thuhet më tej në aktakuzë.
Ndërsa, i pandehuri B.H., e ndihmon kryesin e veprës penale të pandehurin E.K., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit të tij, duke e transportuar me automjet në drejtim të shtëpisë së tij, menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja