Bordi i Barcelonës i ka kërkuar trajnerit Hansi Flick që të marrë kontroll të plotë mbi çështjen e kapitenit të ekipit, përpara një faze të re që po nis në Camp Nou.
Kapiteni aktual, Marc-Andre ter Stegen, pritet të humbasë shiritin, pasi mbërritja e portierit Joan García ka ndryshuar planet e klubit për portën.
Drejtuesit besojnë se Ter Stegen tashmë nuk është figura më e përshtatshme për ta udhëhequr skuadrën në këtë fazë të re.
Për këtë arsye, klubi dëshiron që Flick të zgjedhë vetë kapitenin e ri, duke ndjekur modelin e Pep Guardiolës te Manchester City.
Guardiola, që më parë ua linte lojtarëve të drejtën e zgjedhjes, e mori personalisht vendimin për të emëruar Bernardo Silvën si kapiten, një qasje që Barça kërkon ta ndjekë.
Sipas “Mundo Deportivo”, brenda klubit ekziston një rrymë mendimi që favorizon këtë ndryshim, me synimin për të krijuar një strukturë më të qartë drejtimi në dhomën e zhveshjes.
Diten e djeshme u raportua se Inigo Martinez mund të jetë një nga opsionet për të marrë shiritin e kapitenit, megjithatë deri tani nuk është konfirmuar asgjë zyrtarisht nga klubi. /Telegrafi/
Arrestohen dy të mitur për kanosje, iu gjetën katër thika dh...
Takimi me Papa Leonin në Vatikan, Rama: E ftova në Shqipëri,...
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan