
LONDON, ENGLAND - APRIL 08: Thomas Partey of Arsenal passes the ball whilst under pressure from Vinicius Junior of Real Madrid during the UEFA Champions League 2024/25 Quarter Final First Leg match between Arsenal FC and Real Madrid C.F. at Emirates Stadium on April 08, 2025 in London, England. (Photo by Alex Burstow/Arsenal FC via Getty Images)
Milan dhe Juventus janë në gatishmëri të lartë pas konfirmimit se Thomas Partey do të largohet nga Arsenal si lojtar i lirë, pesë vite pas transferimit të tij për 50 milionë euro.
Siç ishte raportuar më parë, negociatat për rinovimin e kontratës së tij kishin dështuar prej javësh dhe nuk pati asnjë përparim, gjë që është tashmë konfirmuar nga The Athletic.
Kjo do të thotë se kontrata e 32-vjeçarit do të skadojë nesër dhe ai do të jetë i lirë të zgjedhë klubin e tij të ri.
Milan dhe Juventus janë përfolur disa herë gjatë viteve të fundit si të interesuara për mesfushorin ganez, dhe ky është momenti më i mirë për ta siguruar atë pa asnjë kosto transferimi.
Partey gjithsesi pritet të kërkojë një pagë të lartë, por të paktën tashmë mund të negociohet drejtpërdrejt me të, pa pasur nevojë për një tarifë transferimi.
Fenerbahce po ashtu është ndër klubet e interesuara për ish-talentin e akademisë së Atletico Madrid, i cili u transferua te Arsenal në tetor të vitit 2020 për shifrën e madhe prej 50 milionë eurosh.
Mesfushori zhvilloi 52 ndeshje zyrtare për “’opçinjtë’ këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhënë tre asistime.
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...