Në Detroit, një ngjarje e pazakontë ndodhi kur një helikopter hodhi mijëra dollarë në rrugë, jo si një reklamë, por për të përmbushur dëshirën e fundit të një pronari lavazhi veturash që kishte ndërruar jetë nga Alzheimer.
Pronari i ndjerë i lavazhit, Darrell “Plant” Thomas, kishte shprehur dëshirën që pas vdekjes së tij, lekët e tij të shpërndaheshin mbi komunitetin që e kishte dashur.
Djali i tij, i njohur si “Smoke”, organizoi eventin me një helikopter që shpërndau para në pjesën lindore të Detroit si një nderim për shpirtin e të atit.
Edhe pse trafiku u ndal në të gjashtë korsitë dhe njerëzit vrapuan për të mbledhur paratë, atmosfera ishte e qetë.
@metrodetroitnews 🚁💰: A helicopter dropped money over Gratiot Avenue near Conner on Friday afternoon. Video shows the helicopter releasing the cash as people ran into the street to grab it. Traffic was briefly halted. We’re told the drop was part of a funeral tribute.
Policia mbërriti rreth 30 minuta më vonë për të mbyllur përkohësisht rrugën dhe për të shtuar sigurinë.
“Detroit, ju të gjithë mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një baba i shkëlqyer”, tha Smoke.
“Në komunitetin e tij ai ishte një legjendë dhe ai i bekoi të gjithë dhe ky ishte bekimi i tij i fundit për të gjithë. Kaq ishte.” /Telegrafi/
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor