Në Hagë (Holandë) po zhvillon sot punimet samiti i nivelit të lartë të NATO-s me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës.
I pranishëm në punimet e këtij samiti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ceremonia e mikpritjes zyrtare nga Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, kryeministër i Mbretërisë së Holandës.
Po ashtu, Rama ndau pamje nga fotoja familjare përkrah liderëve botërorë, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.
Në vijim krerët e NATO-s u mblodhën për të trajtuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca.
Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.
Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.
Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të dakordësohen për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune./atsh.al
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...