Reperi i njohur Ledri Vula ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime On Top” me moderatorin Eni Shehu, ku përveç projekteve të tij muzikore, ka ndarë edhe mendimet e tij për disa prej artistëve në skenën shqiptare.
Gjatë intervistës, Ledri ka përmendur me simpati Gjestin, duke e vlerësuar për stilin e tij të veçantë dhe energjinë që transmeton në muzikë.
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji. Mënyra si punon, i ka disa këngë shumë të mira”, tha Ledri, duke lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me të.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur shumë artistë të njohur po hapin dyert për talente të reja, duke e pasuruar tregun muzikor me prurje të freskëta dhe dinamike.
Megjithatë, Ledri ishte më i rezervuar kur u pyet për Joz Markun, një tjetër emër i ri që ka fituar vëmendje kohët e fundit.
Pa shumë hezitim, ai u përgjigj shkurtimisht: “Me Jozin, jo”.
Edhe pse nuk dha më shumë detaje për këtë përgjigje të prerë, refuzimi i qartë ka ngjallur diskutime në rrjet.
Intervista e Ledrit ka reflektuar një anë të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë të tij, ku ai nuk nguron të shprehë hapur opinionet për kolegët dhe skenën muzikore shqiptare në tërësi. /Telegrafi/
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...