Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë–Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident u përfshinë dy vetura dhe një kamion.
Tutje, ajo tha se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...