Aksioni në Zveçan, reagon Sveçla: Armatimi u gjet në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijevic

16:37 | 22 Qershor 2025
E.H

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të policisë në fshatin Vallaq të Zveçani, ku janë gjetur arsenal armësh të fshehura në një stallë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka publikuar një video ka aksioni, teksa ka bërë të ditur se objekti ku janë gjetur armët i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic, transmeton Arbresh.info.

“Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”, ka shkruar Sveçla.

“Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, shtoi ai.

Ndryshe policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme armësh, municion, granata të dorës dhe zolla në dy gypa të plastikës të vëndosura nën tokë.

Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar ndërsa aksioni është monitoruar nga KFOR-i dhe EULEX-i./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Policia kap armë, granata dhe municion të fshehura në një stallë në Vallaq të Zveçanit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme