Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sonte në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.
Sipas mediave, rreth 100 zyrtarë policorë po kontrollojnë disa lagje të qytetit dhe lokale të frekuentuara, në kuadër të përpjekjeve për parandalimin e veprimtarive të paligjshme.
Ende nuk është konfirmuar nëse ka persona të arrestuar.
Një aksion i ngjashëm u zhvillua javën e kaluar, ku u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan armë dhe mjete të ftohta.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Prizrenit për më shumë detaje, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare./Arbresh.info
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga