Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të urdhëruar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Në një deklaratë për Tëvë 1, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, shprehu zhgënjimin e thellë të familjes dhe e cilësoi këtë vendim si një përpjekje për të vonuar procesin gjyqësor.
“Sa i përket rastit, për ne si familje ka qenë tepër e rëndë humbja e Liridonës. Ne presim që ky hap procedural, i kërkuar nga mbrojtja e të akuzuarit, të përfundojë sa më shpejt”, tha Ademaj.
Ai e cilësoi kërkesën për ekzaminim psikiatrik si një përpjekje për të keqpërdorur procedurat ligjore dhe për të shmangur përballjen me drejtësinë.
“Konsiderojmë se kjo është një përpjekje për të zvarritur gjykimin dhe për të shmangur përgjegjësinë. Nuk e kundërshtojmë kryerjen e ekzaminimeve, por vetë fakti që po kërkohen, sipas nesh, flet për fajësinë e të akuzuarit dhe përpjekjen për të shfrytëzuar çdo mjet – brenda apo jashtë ligjit – për t’i ikur drejtësisë,” shtoi ai.
Familja Ademaj kërkon që procesi gjyqësor të vazhdojë pa vonesa të mëtejshme dhe që drejtësia të vihet në vend për humbjen tragjike të Liridonës.
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...
Kusari Lila pranon detyrën e ministres
43-vjeçari gjendet pa shenja jete në Llapçevë të Malishevës