Nga nesër, 21 qershor, e në ditët në vijim, pritet një rënie e ndjeshme në prodhimin vendor të energjisë elektrike. Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka paralajmëruar se në rastin më ekstrem, e gjithë energjia e nevojshme për konsumatorët në Kosovë do të duhet të sigurohet përmes importit.
KESCO ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të garantuar furnizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit energjetik, pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostove të larta në tregjet ndërkombëtare.
Në njoftimin e saj, kompania ka theksuar se sigurimi i një sasie kaq të madhe të energjisë përmes importit paraqet vështirësi serioze, si në aspektin teknik, ashtu edhe financiar.
Për këtë arsye, KESCO u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të fillojnë menjëherë me masa të kursimit të energjisë elektrike, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe për të zvogëluar ndikimin në sistem.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...