Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka lansuar skemën e granteve për aplikim nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Ky grant kap shumën prej 1 milion eurosh.
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të aplikojnë për përfitim deri në shumën 25.000 euro, duke përfituar nga grantet e ofruara nga KIESA.
“Shuma totale që e përmenda, pra 1.000.000 €, është shuma totale e grantit dhe do të ndahet për këto ndërmarrje që i përmenda. Edhe njëherë po e theksoj: ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me një vlerë maksimale deri në 25.000 € për përfitues,” tha Rozeta Hajdari, ministre e MINT-it.
“Në të gjitha skemat që janë aplikuar deri më tani dhe në këto që janë në proces, ne i kemi përfshirë edhe start up-et. Mirëpo, nuk kemi dashur të krijojmë konfuzion duke përmendur edhe ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe start up-et. Megjithatë, thirrja që e theksoi ministrja është përmbledhur nga 20 faqe në 3 faqe dhe përfshin ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme – ku mikro i referohet edhe start up-eve,” tha Zef Dedaj, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në KIESA.
Ndërmarrjet mund të aplikojnë online përmes platformës E-Kosova./rtk
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...