Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë eurosh për dështimin në menaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm, raporton Politiko.
Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023
Agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e subvencioneve të BE-së është akuzuar gjithashtu për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren.
Vendimi për gjobën pasoi një skandal të madh rreth mashtrimit në lidhje me fermat greke, i cili është objekt i një hetimi nga Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO).
EPPO po heton dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë, duke i privuar kështu fermerët e vërtetë nga paratë që meritonin.
Qeveria greke njoftoi muajin e kaluar se do të mbyllte agjencinë shtetërore për mbikëqyrjen e subvencioneve bujqësore, OPEKEPE, e cila është nën hetim.
Greqia parashikohej që të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE vitin e ardhshëm, por rreth një e katërta e kësaj shume tani do të shkurtohet, për shkak të gjobës./abcnews.al
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...