Irani ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme pritet të përhapet gjatë ditëve në vijim duke përfshirë edhe bazat amerikane në rajon.
Sipas mediave ndërkombëtare, Teherani i ka dërguar paralajmërime Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara dhe Francës që të mos mbështesin Izraelin dhe të ndalojnë sulmet kundër territorit iranian.
Mediat iraniane raportojnë se nëse këto vende nuk tërhiqen nga rajoni, Irani do të shënjestrojë anijet dhe bazat ushtarake të tyre në zonë.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se vazhdon operacionet kundër objektivave në Iran. Në kryeqytetin Teheran, sistemet e mbrojtjes ajrore u riaktivizuan gjatë natës, ndërsa mediat lokale raportuan shpërthime në zonat qendrore dhe verilindore të qytetit.
Sipas ambasadorit iranian në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Amir Saeed Iravani, në sulmet izraelite janë vrarë të paktën 78 persona, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, ndërsa mbi 320 të tjerë janë plagosur, kryesisht civilë, mes tyre gra dhe fëmijë.
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...
Qeveria gjermane do të ndajë 10 miliardë euro për të forcuar...
“Hajde folim” drejt Lipjanit: Osmani pasagjere e Abdixhikut:...
Përfundon protesta e studentëve shqiptarë në Shkup
Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtë...
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...