Sulmi izraelit në Teheran vret 60 persona, përfshirë 20 fëmijë dhe një foshnje 6 muajshe

11:25 | 14 Qershor 2025
E.K

60 persona u vranë pas një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran, njofton një gazetar i medias shtetërore iraniane.

Televizioni iranian transmetoi pamje të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes, ku punëtorët po pastronin mbeturinat e ndërtesës 14-katëshe në kompleksin rezidencial Shahrak-e Shahid Chamran në Teheran.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, në ndërtesë kanë humbur jetën 20 fëmijë, përfshirë edhe foshnje 6 muajshe, ndërsa dhjetë trupa vazhdojnë të jenë të mbuluara nga rrënojat.

I dërguari i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, tha se të paktën 78 persona janë vrarë nga sulmet izraelite. Nuk është ende e qartë nëse 60 viktimat e ndërtesës janë përfshirë në këtë shifër./CNN