Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) njoftoi sot për zgjerimin e hartës të zonave të prekura nga murtaja tek bagëtitë e imta, në Shqipëri.
Në një njoftim për mediet, AKVMB bën të ditur se, deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.
Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
AKVMB ka marrë masa për ndalimin e tregtimit të kafshëve të gjalla në këto zona, ndalimin e lëvizjes së kafshëve ndërsa i bën apel fermerëve të njoftojnë veterineret për çdo shqetësim që paraqesin kafshët në fermat e tyre blegtorale.
“Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë”, thekson AKVMB.
AKVMB njofton se, veterinerët janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe përkrah fermerëve për marrjen e mostrave për analizë dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të kafshëve./tar
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...