Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të marrë pjesë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara të planifikuara për të dielën, sipas një deklarate të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e cituar nga mediat shtetërore.
Esmail Baghaei tha se mbështetja e SHBA-së për Izraelin i ka bërë negociatat “të pakuptimta”.
“Nuk është e mundur të pretendohet se po negociohet dhe kërkohet mirëkuptim, ndërkohë që njëkohësisht lejohet një regjim racist të shkelë integritetin territorial të Iranit,” u shpreh ai, sipas agjencisë së lajmeve Nour News, e afërt me strukturat e sigurisë iraniane.
Ndërkohë, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë deklarojnë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mbetet i përkushtuar për të shpëtuar bisedimet bërthamore, raundi i gjashtë i të cilave ishte planifikuar të mbahej të dielën në kryeqytetin e Omanit, Muscat.
Një burim diplomatik i tha CNN të premten se i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, është “i gatshëm” të takohet me zyrtarët iranianë, nëse jo të dielën, atëherë në një datë tjetër të mundshme./euronews.al
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë