Irani ngre flamurin e kuq, sinjal për hakmarrje pas sulmeve izraelite

19:49 | 13 Qershor 2025
Q L

Në Iran është ngritur flamurin i kuq i hakmarrjes mbi Xhaminë Jamkaran në qytetin e shenjtë të Qomit, si përgjigje ndaj sulmeve ajrore vdekjeprurëse izraelite.

Flamuri i kuq në traditën shiite simbolizon thirrjen për drejtësi dhe hakmarrje, sidomos kur është derdhur gjak padrejtësisht.

Flamuri u vendos menjëherë pas sulmeve izraelite që goditën objektiva ushtarake dhe bërthamore iraniane, duke shkaktuar vdekjen e komandantëve të lartë, shkencëtarëve dhe civilëve, përfshirë gra dhe fëmijë. Këto sulme shkaktuan zemërim dhe protesta të mëdha në të gjithë Iranin.

Qindra protestues u mblodhën pranë xhamisë, duke brohoritur sloganë anti-Izrael dhe duke kërkuar hakmarrje të ashpër dhe të menjëhershme.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraelin për “ndëshkim të rëndë” dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret për sulmet.

Analistët vlerësojnë se ngritja e flamurit të kuq është një sinjal i qartë se Irani është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht ndaj Izraelit.

https://euronews.al/wp-content/uploads/2025/06/irani-flamuri-i-kuq.mp4?_=1

 

Shpërndaje në rrjete sociale