Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar lidhur me sulmet e ndodhura orët e para të kësaj të premteje.
Ai tha se ishte në dijeni të planeve të Izraelit më parë, por e bëri të qartë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në operacion. Ai përsëriti se shpreson që Irani të vazhdojë negociatat me SHBA-në për të frenuar programin e tij bërthamor.
“Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz në udhëheqje që nuk do të kthehen”, tha ai, duke vënë në dukje se SHBA-të kanë konfirmuar se shumë udhëheqës iranianë kanë vdekur në sulm”, tha ai për Fox News..
Ai tha se administrata e tij kontaktoi një aleat kyç të Lindjes së Mesme para sulmit për ta informuar edhe atë ai nuk tha se për cilin vend bëhej fjalë./euronews
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit