Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare kanë ndaluar sot në Pikën Kufitare të Vermicës një automjet me targa kosovare, ku gjatë kontrollit të përbashkët janë zbuluar 17,950 euro të padeklaruara.
Sipas njoftimit për media të Doganës së Kosovës, automjeti është selektuar për kontroll të dytë dhe gjatë ekzaminimit të detajuar, zyrtarët kanë gjetur shuma të mëdha parash në valutë euro, të cilat nuk ishin deklaruar fare.
“Gjatë ekzaminimit të detajuar të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur mjete monetare të padeklaruara në shumë totale prej 17,950.00 euro”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...