Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Prishtinë 09.06.2025-17:49. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit. Njeri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...
Pas një konflikti në Vushtrri dyshohet për të shtëna, polici...
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...