Policia e Lezhës ka goditur një grup kriminal që shiste dhe prodhonte lënë narkotike. Gjatë një kontrolli fizik dy shtetasve shqiptarë dhe katër të huajve, pjesë të grupit, iu gjetën kokainë, kanabis dhe ekstazi. Ata po procedohen në gjendje të lirë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. J., 25 vjeç, F. Y., 30 vjeç dhe për shtetasit e huaj D. C., 33 vjeç, K. A., 37 vjeç, P. P., 34 vjeçe dhe A. H., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe në automjetet me të cilat ata qarkullonin, në Shëngjin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të vogla të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi”, njoftoi policia./abcnews.al
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...