Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku nga Pozherani i Vitisë, i cili humbi jetën të dielën pas rënies nga ura e autostradës “Arben Xhaferi”.
Anëtari i kësaj shoqate, Florim Neziraj, ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u mobilizuan menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen.
“Me të marrë informacionin për aksidentin tragjik, ekipi ynë është mobilizuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, në autostradën Kaçanik–Ferizaj, për të ndihmuar në kërkimin e personit të aksidentuar. Fatkeqësisht, viktima ka rënë nga një lartësi e urës dhe ka humbur jetën në vend. Ky është një moment dhimbjeje e pikëllimi për të gjithë ne”, thuhet në njoftim, ku Neziraj gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
Vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka thënë se i riu ka vdekur në mënyrë tragjike.
LEXO EDHE:
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...