Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale në Kosovë është përforcuar dukshëm gjatë viteve të fundit, falë bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të organeve të inteligjencës, sigurisë dhe drejtësisë.
Në një postim të gjatë në Facebook, Kurti ka theksuar se përmirësimi më i madh është ndjerë në katër komunat në veri të vendit, ku për një kohë të gjatë ndikimi i Serbisë dhe prania e grupeve kriminale dhe terroriste përbënte një kërcënim serioz për rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve.
“Si rezultat i masave të ndërmarra, situata e sigurisë është stabilizuar dukshëm në veri. Jemi dëshmitarë të një zvogëlimi të ndikimit të Serbisë, eliminimit të strukturave ilegale, forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të lëvizjes së lirë për qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Kurti.
Kurti ka përmendur një sërë veprimesh konkrete që kanë ndikuar në këtë përmirësim, përfshirë:
Mbylljen e rrugëve ilegale dhe laboratorëve të drogës;
Luftimin e grupeve kriminale dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”;
Neutralizimin e mekanizmave të kontrolluar nga Serbia;
Kundërvënien e suksesshme ndaj sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023;
Arrestimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete serbe;
Përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e inteligjencës dhe sigurisë.
Kurti ka bërë të ditur se ndikimi i aktorëve jomiqësorë si Rusia, Kina dhe Irani është minimizuar, ndërsa kërcënimet hibride dhe dezinformimi po luftohen në mënyrë të vazhdueshme.
Ai ka vënë në pah gjithashtu se, përkundër përpjekjeve destabilizuese, Serbia ka humbur kontrollin mbi shumë nga mekanizmat që dikur përdorte për të ndikuar në zhvillimet në Kosovë.
“Kosova sot është më e sigurt se kurrë më parë. Ne kemi rritur kapacitetet e institucioneve të inteligjencës dhe sigurisë, kemi përmirësuar koordinimin institucional dhe kemi fituar besimin e qytetarëve tanë,” ka theksuar Kurti.
Ai ka shtuar se përballja me krimin e organizuar, kontrabandën dhe kërcënimet e jashtme do të vazhdojë me intensitet të njëjtë, me qëllim të garantimit të paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...