Sylvinho: Ky është futbolli jam i zhgënjyer për rezultatin, por ishte një përfaqësim dinjitoz

2159156781

23:51 | 7 Qershor 2025
D.H

Shqipëria u ndal me rezultat baras nga Serbia me rezultat 0-0, në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Botëror.

Kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi nga penalltia, por Rey Manaj, gaboi, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes trajneri Sylvinho i tha të gjitha lidhur me këtë ndeshje, ku u shpreh i pakënaqur me rezultatin.

“Bëmë një paraqitje të mirë sipas meje. Nuk jam i lumtur me rezultatin, por me mënyrën si u përfaqësuam. Në pjesën e parë ishim më mirë, në pjesën e dytë u hap pak skuadra. Por ishte një përfaqësim dinjitoz.

Ky është futbolli, jam i zhgënjyer për rezultatin, por jam gjithë krenar për lojtarët e mijë. Janë momentet e caktuara që vendosin ndeshjen.

Penalltia gjithmonë është diçka e vështirë. Ishte zgjedhja ime dhe penalltia. Provuam në stërvitje, me Asllanin, Uzunin, Bajramin, Asanin, por në fund vendosëm për Manajn. Kjo ishte zgjedhja ime.

Ne nuk kemi një formacion të përcaktuar, kemi më shumë lojtarë nga mund të zgjedhë, duke theksuar aspektet teknike që mua më pëlqejnë.

Ishte një ndeshje e barabartë, Broja ka shumë kohë që nuk luan 90 minuta. E njëjta gjë edhe për Manajn, që pati një gjendje gripale. Hoxha luajti mirë, por u shfaq i lodhur. Asani dhe Bajrami nuk kanë luajtur shumë këto kohët e fundit, por unë i kam në konsideratë në ndeshjet e ardhshme.

Kanë qenë të vështira për ne që të bënim zgjedhjet. Manaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kundër Andorrës shënoi 2 gola. Daku është një futbollist me forcë fizike të madhe. Duhet të bënim zgjedhje inteligjentë. Zgjodha Manajn për eksperiencën. Daku i sjell forcë ekipit edhë kur futet nga stoli”, u shpreh Sylvinho.

Ndeshja e radhës luhet pas tri ditësh me Letoninë. Shqipëria pas tre ndeshjes ka katër pikë, një fitore me Andorrën, ky barazim dhe humbja me Anglinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale