Shqipëria u ndal me rezultat baras nga Serbia me rezultat 0-0, në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Botëror.
Kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi nga penalltia, por Rey Manaj, gaboi, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes për media u ndal të flasë, shoku i Rey Manajt, Myrto Uzuni i cili pati minuta në pjesën e dytë.
Ai shpjegoi se gjatë gjithë ditës së djeshme ata kanë stërvitur penallti, por që fati sot nuk ishte me ta.
“Rey Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtetë, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumin për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni.
Ndeshja e radhës me Letonin është pas tre ditësh./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit