Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, Kharkiv, është goditur nga sulmi më i madh ajror rus që nga fillimi i luftës, njofton kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov.
Sipas tij, gjatë natës, Rusia ka lëshuar 48 dronë kamikazë, si dhe dy raketa dhe katër bomba ajrore të drejtuara në drejtim të qytetit. Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve të fuqishme, raporton BBC.
“Sipas të dhënave paraprake, janë dëmtuar 18 pallate banimi dhe 13 shtëpi të tjera,” tha ai, duke e cilësuar sulmin si “terrorizëm të hapur”.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se “Kharkivi pati një natë veçanërisht të tmerrshme. Qindra dronë dhe raketa kanë ‘rënë si shi’ mbi Ukrainë gjatë natës”.
Sybiha gjithashtu bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën dhe më shumë mbështetje për Ukrainën, me qëllim që të “ndalet vrasja dhe shkatërrimi që po shkakton Rusia”.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026