Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar Kosovën për propagandë.
Ai ka bërë me dije se fajtori kryesor për sanksionimin e Kosovës është Qeveria Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se këto sanksione e kanë dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës.
“Po bëhen dy vjet prej kur Kosova është nën sanksione të gjithanshme të BE-së. Komisioni Evropian i miratoi ato që me gjuhë diplomatike i quajti masa “të përkohshme dhe të kthyeshme” ndaj Kosovës më 28 qershor 2023. Fonde prej mbi 600 milionë euro janë pezulluar deri tani. Pasojat i vuajnë qytetarët e Kosovës. Imazhin e dëmtuar në botë e vuan shteti ynë. Ndërkohë, Qeveria në largim, për fajin e së cilës u sanksionua Kosova, bën propagandë për gjoja suksese në kohën e bllokadës së jashtme dhe të brendshme, të krizës shoqërore, ekonomike dhe politike në vendin tonë”, ka shkruar Hamiti.
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...