Bruno refuzon ofertën e majme të Al-Hilalit

09:25 | 3 Qershor 2025
D.H

Drejtuesit e klubi saudit, Al-Hilal po mendon për një transformim superior të skuadrës duke transferuar shumë yje botëror, ndër ta edhe Bruno Fernandesin.

Por mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester United, ka refuzuar ofertën e majme nga klubi saudit Al Hilal, shkruan Arbresh.info.

Pavarësisht një propozim kontrate me shifra marramendëse, Bruno ka vendosur të vazhdojë karrierën në Evropë, duke synuar të luajë në skenën më të lartë të futbollit elitar.

Vendimi është marrë edhe nga vetë Bruno Fernandes ku i ka konfirmuar refuzimin sauditëve.

Bruno u transferua nga Sportingu në janarin e vitit 2020 dhe u shëndrrua nga lojtarët kyç të klubit duke shkëlqyer me performancat e tij individuale.

Sezonin e fundit ai ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar 19 gola dhe 19 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale