Chelsea ka njoftuar zyrtarizimin e transferimit të mesfushorit portugez të Sporting Lisbonës, Dario Essugo.
Lajmi është bërë i ditur nga “Blutë e Londrës”, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Chelsea dhe Essugo kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi deri në vitin 2033.
Portugezi debutimin pritet ta bëjë në Kupën e Botës për Klube.
“Blutë e Londrës” kanë derdhur nga arkat plotë 22.3 milionë eurosh për Essugon dhe ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm nën urdhrat e Enzo Marescas sezonin e ardhshëm.
Përveç tij shumë shpejt Chelsea pritet ta zyrtarizojë edhe Liam Delap nga Ipswich Town./Arbresh.info
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu