Ylli i Barcelonës mbyll çdo mundësi për kalim te rivalët e përjetshëm, Real Madridi.
Talenti i madh i Barcelonës, Lamine Yamal, është pyetur nëse ndonjëherë e sheh veten si lojtar të Real Madridit, shkruan Arbresh.info.
Në një deklaratë për COPE, 17-vjeçari u shpreh qartë dhe pa asnjë mëdyshje.
“Unë te Real Madridi? E pamundur, as që bëhet fjalë”, tha ai shkurtimisht.
Deklarata e tij ka marrë jehonë të menjëhershme në Spanjë, veçanërisht për faktin se Yamal konsiderohet si një nga futbollistët më premtues të brezit të ri në futbollin europian, dhe një simbol i ardhshëm i Barcelonës.
Mesazhi i tij është një sinjal i fortë besnikërie ndaj klubit katalanas, në një periudhë ku emra të mëdhenj shpesh e ndjekin rrugën drejt Madridit për motive sportive apo financiare.
Yamal ka qenë lojtari kryesor i Barcelonës këtë sezon duke shënuar 18 gola dhe 25 asistime në 55 ndeshje.
Ai ka kontribuar në tre trofe të fituar të Barcelonës, në La Liga, Kupë të Spanjës dhe Superkupë./Arbresh.info
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Kamberi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Ku...