Maurizio Sarri tashmë është zyrtarisht trajneri i ri i Lazios.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kryeqytetase nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sarri rikthehet në pankinën e Lazios, aty ku kishte lënë gjurmë më parë me stilin e tij të lojës dhe rezultatet në Serie A.
66-vjeçari kishte udhëhequr Lazion nga viti 2021 deri në 2024.
“Maurizio Sarri është kthyer në shtëpi. Kthimi i tij është zgjedhje zemre dhe vizioni. Me të duam të vazhdojmë rrugën që u ndërpre shumë herët. Së bashku mund të kthejmë entuziazmin, identitetin dhe ambiciet. Mirë se vjen komandant”, ka thënë presidenti i Lazios, Claudio Lotito.
Ai më parë kishte udhëhequr edhe Juventus dhe Napolin në Serie A, ku ishte shpallur kampion me “Zonjën e Vjetër”./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...