Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me seancën e radhës stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, kundër Armenisë dhe Komoreve.
Në seancën e sotme kanë munguar mbrojtësi Ismajl Beka dhe portierit Amir Saipi, përcjell Arbresh.info.
Beka ka pësuar një lëndim të lehtë në seancën e parë stërvitore, prandaj sot ka punuar individualisht me rekomandimin e stafit mjekësor të ekipit kombëtar, ndërsa portieri Amir Saipi nuk ka stërvitur për shkaqe shëndetësore.
Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar me ekipin në filozofinë e lojës që synohet në këto dy miqësore.
Ndërkohë, për vizitë te Kombëtarja ka qëndruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili u ka dëshiruar mirëseardhje prurjeve të reja dhe i ka inkurajuar të gjithë futbollistët të japin më të mirën në këto dy ndeshje./Arbresh.info
Zbulohet magazina me drogë në Shijak, arrestohen 4 persona
Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk flist...
Dhuna në shkolla, kërkohen masa gjithëpërfshirëse për mbrojt...
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në ...
Fisnik Asllani: Do ta lëmë zemrën në fushë
Osmani kujton masakrën e Belegut ku u ekzekutuan 46 civilë s...